Eno T.D Sh.p.k
Kompania Eno T.D Shpk është themeluar në vitin 2006, me aktivitet kryesor Tregtim gomash të reja dhe të përdorura dhe riveshje gomash kamioni e kamioncine. Ka nje staf të specializuar prej mbi 35 punonjësish dhe shtrirje në 60-70% të tregut shqiptar.
Shoqëria jonë ka një bashkëpunim të madh me firmat më prestixhioze të gomave në bote, gjithashtu edhe me firma të mëdha në Shqipëri.
Së fundmi Eno TD ka filluar edhe importimin dhe tregtimin e makinave, të cilat mund ti gjeni në pikat tona në Tiranë, Durrës, Fier dhe Laç.